Bilall Kasami përkujton Mujdin Aliun

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka përkujtuar 22 vjetorin e rënjes së heroit kombëtar në betejën e Koshares Mujdin Aliu, përcjell AKtuale.mk
Përmes një postimi në fejsbuk Kasami shkruan se hapat e Mujdin Aliut nga Poroj deri në piedestalet më të larta të historisë dhe krenarisë së kombit janë të arta, do të jenë udhërrëfyes për ne dhe gjeneratat e reja si duhet atdheu dhe si duhet liria

Marketing

Postimi i plotë i Bilall Kasamit:

Hapat e tua nga Poroji deri në piedestalet më të larta të historisë dhe krenarisë së kombit janë të arta dhe do t’i kujtojmë jo vetëm çdo vit, por edhe në çdo orë e çast. Ato do të jenë udhërrëfyes për ne dhe gjeneratat e reja si duhet atdheu dhe si duhet liria. Sot, në 22 vjetorin e rënjes së heroit tone kombëtar Mujdin Aliu, përkulemi para veprës së tij, trimërisë dhe atdhedashurisë së pashembullt.