Edhe një çerdhe tjetër për fëmijë do të ndërtohet në Komunën e Likovës. Këtë lajm e ka shpalosur sot kryetari i kësaj komune Erkan Arifi në faqen e tij zyrtare në facebook.
Gjatë ditës sotme, kryetari i Likovës, Erkan Arifi, me ministren për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, e shoqëruar nga Sekretari shtetëror, Resmi Ejupi firmosi marrëveshje për ndërtimin edhe të një çerdhe tjetër në komunën me të cilën ai udhëheq, çerdhe kjo e cila do të ketë kapacitet për përkujdesjen e 102 fëmijëve.