Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se varësisht prej indikatorëve do të vazhdohet ora policore pas 20 prillit.
Ndërsa, bëri të ditur se sot përsëri kemi një ulje të numrit të dignostifikuarve me Kovid-19, që përafërsisht është diku rreth 1 mijë, siç tha ai gjendja epidemiologjike është në rënie të vazhdueshme, që do të thotë se masat brenda parashikimeve po japin rezultate.
Filipçe theksoi se presioni nëpër spitale është ende i lartë, por nuk ka mungesë të shtretërve të lirë, por trendi më i lartë i të hospitalizuarve është në Kumanovë dhe Manastir. “Për momentin me të vërtetë janë të mbingarkuara spitalet në Kumanovë dhe në Manastir, por megjithatë, në nivel ditor po e menaxhojmë”, tha Filipçe. Kreu i Shëndetësisë tha se rreth 30 mijë qytetarë deri më tani janë vaksinuar, kurse është kryer imunizimi i atyre të zonës kritike, dhe nesër fillon imunizimi i qytetarëve të moshuar. Në javët në vijim siç njoftoi ministri pritet të arrijnë sasi e madhe të vaksinave, ku vetëm nga Kina pritet të arrijnë 200 mijë doza. Ai shtoi se sipas arritjes së vaksinave do të hapen pika të vaksinimit edhe në Kumanovë, Shtip, Tetovë, Kavadar, Ohër dhe Manastir. “Nga kompania Fajzer përmes marrëveshjes tonë direkte më 19 dhe 26 prill do të arrijnë nga 10 mijë doza, më pasë, ende presim vërtetim nga ambasada kineze që dje kam patur një takim me ambasadorin , dhe ka marrë për detyrë që pjesa administrative të përshpejtohet, dhe gjithashtu pres informacion edhe nga ambasada ruse për sasitë shtesë të vaksinave Sputnik, ndërsa përsëri duhet të arrijnë 76 mijë doza të Astra Zenekës deri në fund të muajit”, deklaroi Filipçe.
Sa i përket vaksinimit personal të numrit një të shëndetëisisë, ai u shpreh se nuk dëshironë që t’ia marrë vendin dikujt që është në gjendje më kritike, por pasi të arrijnë më shumë vaksina atëherë do të imunizohet, ndërsa u shpreh se nuk ka ndonjë preferencë për llojin e vaksinës, sipas tijë të gjithë janë të sigurta.