Turqi: Rreth 63 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 62 mijë e 797 raste të reja me koronavirus dhe 279 vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 34 mijë e 734, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Anadolu.

Rreth 55 mijë e 413 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,48 milionë.

Marketing

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3 mijë e 18, treguan shifrat e fundit.

Mbi 42,5 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 310 mijë e 420 gjatë ditës së kaluar.