8:25 | 15 Prill 2021
08:25 | 15 Prill 2021
96 Tifozë të Liverpoolit humbën jetën më 15 Prill 1989.
“Klubi i Liverpoolit kujton 96 mbështetës që vdiqën në Hillsborough, në 32 vjetorin e katastrofës,” thuhet në deklaratën e klubit në faqen e tyre zyrtare, përcjell lajmi.net.
Si rezultat i ngjarjeve në 15 prill 1989, në gjysmëfinalen e FA CUP midis Liverpool dhe Nottingham Forest, 96 fëmijë, gra dhe burra humbën jetën.
“Për më shumë se tre dekada, familjet e pikëlluara dhe të mbijetuarit e tragjedisë kanë demonstruar guxim, dinjitet dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.
“Mendimet tona, si gjithmonë, janë me të gjithë ata që u preken nga tragjedia në Hillsborough dhe 96 tifozë që nuk do të harrohen kurrë”, shkruhet në faqën zyrtare të The Reds.
Gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madrid, lojtarët mbajnë një minutë heshtje në përkujtim të atyre mbështetësve./Lajmi.net/