Filipçe: Më 28 prill arrijnë 200 mijë vaksina kineze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se më 28 prill pritet të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze.

Marketing

“Paralajmërimet janë se më 28 prill do të arrijnë sasia e vaksinave kineze. Bëhet fjalë për 200 mijë vaksina. Të gjitha do të arrijnë atë ditë. Mëngjesin e sotëm kemi marrë konfirmimin nga Ambasada kineze që vaksinat kineze duhet t’i presim me 28 prill”, tha Filipçe para sallës “Boris Trajkovski”.