12:09 | 15 Prill 2021
12:09 | 15 Prill 2021
Gjyqtari Juan Martinez Munuera do të jetë në krye të ndeshjes finale të Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao.
Me fillim nga ora 21:03 më 17 prill do të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit, transmeton lajmi.net.
Këtë ndeshje do ta drejtojë Juan Munuera, i cili është komentuar disa herë sikurse një tifoz i Real Madridit.
Diario Sport ka zbuluar se familja e zyrtarit është mbështetës i fortë i klubit nga kryeqyteti spanjoll.
Pas humbjes në El Clasico, Barcelona do mundohet me gjitha forcat të fitojë këtë trofe, ndërsa Bilbao do luftojë për të triumfuar pas humbjes në Kupën e Mbretit në vitin e kaluar./Lajmi.net/