Rustemi: Në fund të shtatorit do të jetë gati projekti për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski kanë mbikëqyrur sot punimet për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë.

Marketing

Njoftoi, se tashmë po bëhen përgatitjet edhe për pjesën e dytë të autostradës.

“Pjesa tjetër prej 10.6 kilometrave, që fillon nga fshati Bllacë deri në qarkoren e Shkupit, është duke u bërë hulumtimi gjeomekanik dhe gjeoteknik. Shpresojmë se në fund të shtatorit do të kemi projektin, me çka do të fillojë edhe procedura për tenderimin dhe përzgjedhjen e realizuesit të kësaj pjese”, tha Rrustemi.