Në sallën sportive Boris Trajkovski në Shkup, ka filluar vaksinimi i qytetarëve të moshës 73 dhe 74 vjeçare, të cilët janë paraqitur për vaksinim nëpërmjet mjekut amë, apo nëpërmjet veb faqes për vaksinim. Siç bërë ti ditur misnitri i shëndetësisë Venko Filipçe, vaksinimi aktualisht po kryhet me vaksinën ruse Sputnik dhe atë kineze. Ai njëherit bëri të ditur se më 28 prill pritet të arrijnë 200 mijë dozat e porositura të vaksinës kineze.
“Në fillim të javës së ardhëshme i presim vaksinat nga kompania Fajzer sipas paralajmërimit më 19 prill do të arrijnë 10 mijë vaksina dhe më pas më 26 prill edhe 10 mijë të tjera. Mëngjesin e sotëm kemi marrë konfirmimin nga Ambasada kineze që vaksinat kineze duhet t’i presim rreth 28 prillit. Pritet të arrijë porosia e plotë prej 200 mijë vaksinave.”, tha Venko Filipçe, minsitër i shëndetësisë.