Shaqiri: Deri në fund të qershorit, 30 shërbime të tjera digjitale do të jenë në dispozicion

Portali e-uslugi.gov.mk është duke u azhurnuar me shumë shërbime të reja digjitale që u ofrohen qytetarëve nga institucionet. Deri në fund të qershorit, 30 të reja do të jenë në dispozicion, ndërsa Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në bazë mujore do të promovojë të gjithë ata që janë vendosur.

Marketing

Ministri Jeton Shaqiri kumtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, 24 shërbime të reja në lidhje me shkëmbimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë shoferit së shpejti do të jenë në dispozicion.

“Numri i shërbimeve për qytetarët dhe kompanitë do të rritet ndjeshëm përmes projektit IPA e-Qeveri që ka filluar dhe me realizimin e të cilit do të zhvillohen 135 shërbime të reja, dhe gjithashtu do të digjitalizohen regjistrat e nevojshëm për zhvillimin e këtyre shërbimeve. Ne kemi rritur mbështetjen tonë për të gjitha institucionet e tjera që do të përfshihen në këtë proces. Ne komunikojmë me të gjitha ministritë dhe drejtoritë në vend dhe kemi rezultate të plota”, tha Shaqiri në onlajn konferencën ku Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN) i prezantoi shërbimet elektronike të zhvilluara në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe MSHIA-në në kuadër të projektit “Digjitalizimi në sektori publik në RMV për funksionim të pandërprerë”.Projekti është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup.

Neda Maleska nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN) informoi se ka rreth 150 shërbime elektronike në portalin kombëtar, por kur të vijë koha nëse ato merren tërësisht digjitalisht apo janë në ndonjë fazë të digjitalizimit sipas kritereve të BE-së, vlerësimi i shfrytëzimit është mjaft i ulët.

Për rëndësinë e digjitalizimit foli gjithashtu edhe zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në vend Dominik Otvej, sipas të cilit avantazhet e onlajn shërbimeve janë se ata kursejnë kohë, sepse ato merren menjëherë, dhe përjashtohet mundësia e korrupsionit dhe të gabimeve të qëllimshme ose të paqëllimshme.