Angela Merkel do të vaksinohet me AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel do ta marrë vaksinën “AstraZeneca” të premten, ka bërë të ditur kreu i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve në Gjermani, Lothar Wieler.

Merkel, 66-vjeçare, do të bëhet zyrtarja më e lartë në Gjermani që merr vaksinën “AstraZeneca”.

Gjermania e ka aprovuar përdorimin e vaksinës së diskutueshme “AstraZeneca” për personat mbi moshën 60-vjeçare.

Marketing

Shteti gjerman po përgatitet për t’u përballur me valën e tretë të infektimeve me COVID-19.

Instituti Robert Koch regjistroi mbi 29 mijë infeksione të reja të enjten. Shumica e tyre janë të njerëzve në grupmoshën 15 deri 49 vjeç, shumë më i rëndë se dy valët e para.

Afër 80 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.