Vritet një shtetas i Maqedonisë në Essen të Gjermanisë

Në një sulm në Essen të Gjermanisë, një 46-vjeçar është plagosur për vdekje.

Marketing

Zyrtarët e gjetën atë të mërkurën në mbrëmje në një vendparking, përpara varrezave në lagjen Holthausen. Nga plagët e tij të rënda, ai vdiq pak më vonë në një klinikë, tha policia të enjten në mëngjes.

Fillimisht, rreth orës 21:30, dëshmitarët kishin vëzhguar një zënkë në rrugën “Holthauser Tal” dhe kishin thirrur numrin e urgjencës. Në vendngjarja është vërejtur një person i plagosur.
Sipas informatave të “Bild”, ndihmësit e parë u përpoqën ta ndihmonin personin e plagosur në vendngjarje. Shërbimet e emergjencës që kishin mbërritur, filluan me reanimimin. Viktima, një shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Esseni, u dërgua në një spital aty pranë, me plagë të rrezikshme për jetën, të shkaktuara me një mjet të mprehtë, transmeton Shtegu.com. Atje ai vdiq po atë natë.

“Në vendin e krimit e kemi siguruar armën e dyshuar të vrasjes. Nuk është thikë”, tha një zëdhënëse e policisë.

Kërkimet për autorin e krimit fillimisht ishin të pasuksesshme. Edhe një helikopter ishte në detyrë. Dëshmitarët përshkruajnë një burrë midis moshës 40 dhe 50 vjeç, figurë stabile, tip jugor me mjekër të shkurtër. Kërkimet për autorin janë në rrjedhë e sipër.Shtegu.com