Deputetët e opozitës edhe sonte po e dëshmojnë papërgjegjësinë e tyre duke munguar në seancën ku duhet të votohet për Pakon e 5 dhe 4 të masave ekonomike, e që janë jetike për dhjetëra mijëra qytetarë qe gati dy muaj janë pa paga!
Fillimisht ishin kundër me mijëra amandamente, pastaj edhe më skandaloze ishin deklaratat e tyre se nuk është asgjë edhe nëse nuk marrin paga 2,3 muaj qytetarët!
Megjithatë, drama e pakuptimtë e opozitës po vazhdon edhe sonte, duke mos qenë prezent në seancë, e për të cilin veprim sigurisht se do të ndëshkohen nga qytetarët.