Turqia ndalon përdorimin e kriptovalutave

Banka Qendrore e Turqisë ka ndaluar përdorimin e kriptovalutave për të blerë mallra dhe shërbime, duke përmendur dëmet e mundshme që mund të shkaktohen dhe rreziqet e konsiderueshme në transaksione të tilla.

Marketing

Banka në njoftimin e saj thotë se kriptovalutat nuk mund të përdoren direkt ose indirekt si instrument pagese, njofton reuters.

Në arsyetim thuhet se këto monedha “nuk janë subjekt i ndonjë mekanizmi i rregullimit dhe mbikëqyrjes, ose një autoriteti rregullator qendror”.

“Konsiderohet se përdorimi i tyre në pagesa mund të shkaktojë humbje të pakthyeshme për palët në transaksione për shkak të faktorëve të lartpërmendur dhe ato përfshijnë elemente që mund të minojnë besimin në metodat dhe instrumentet e përdorura aktualisht në pagesa”, thuhet në njoftimin e Bankës.