Nuk dihet fati i ligjeve të pakos së pestë ekonomike

Tensionet e një nate më parë në Kuvend duket se nuk janë tejkaluar akoma meqë nuk është caktuar vazhdimi i seancës në të cilën janë ligjet e pakos së pestë ekonomike. Gjatë ditës u komunikua se Kuvendi ka mbledhje të kryesisë në të cilën bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të ligjvënësit i cili edhe përskaj përpjekjes, nuk arriti të zhbllokohet. Këtë informacion nuk e ka konfirmuar Kuvendi dhe nuk jep detaje për epilogun e takimit. Opozita thotë se është e gatshme që pakoja e pestë të votohet në çdo kohë. Në të kundërt, ata thonë se ose pushteti fsheh faktin që nuk ka mjaftueshëm para në buxhet ose ka ndonjë marrëveshje tjetër.

Marketing

Seancë, në cilindo termin tjetër i cili do t’i kënaqte dëshirat e kryetarit të Kuvendit. Në atë seancë do të jetë i pranishëm grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, në atë seancë me siguri do të jetë e pranishme e gjithë opozita. Shumica le të sigurojë 20 deputetë, jo më shumë dhe masat do të miratohen”, tha Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.

Kur ka ligje që kanë të bëjnë me situatën, me krizën, nuk ka nevojë dikush të na tregojë a duhet të jemi prezent ose jo. Deputetët tanë dje janë kthyer prej në shtëpi”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH.

Kryeministri Zoran Zaev, pas takimit për ligjin për shtetësi deklaroi se nuk përzihet në punën e Kuvendit, por sipas tij, mungesa e parave në buxhet nuk është arsyeja e shtyrjes se miratimit të pakos së pestë.

Për detajet në Kuvend nuk ja lejoj vetes të komentoj para kryetarit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit është më lart se unë me funksion, është përfaqësuesi i parë i parlamentit të Maqedonisë. Duhet të pyesni në Kuvend për atë që ndodh në Kuvend”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Situata një natë më parë u tensionua pasi kryetari i Kuvendit caktoi vazhdimin e seancës 36 ku janë ligjet e pakos ekonomike por pasi të përfundonte seanca 32 në të cilën kishte rreth 20 ligje për të votuar. Opozita nuk deshi të marrë pjesë dhe të krijojë kuorum për asnjë ligj tjetër, përveç pakos së pestë ekonomike. Fillimisht sallën e lëshoi vetëm VMRO-DPMNE-ja por më vonë edhe deputetët e tjerë të opozitës.

Seancën e 32 ne do ta lëshojmë. Ju presim tek dera e Kuvendit për të hyrë në seancën e 36”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Nuk bëni kuorum për shkak se shumica paska qenë e ngushtë. Nuk është shumica e ngushtë, tre deputetë janë të infektuar dhe në izolim. Nuk guxoja t’i sjell këtu. Ju sa të doni mund të dilni prej këtu. Është turp, është jokolegiale. Çfarë mendoni ju se unë ha kashtë këtu? Çfarë drejtoj unë këtu? Nuk drejtoj bastore që të vendosim bast. Drejtoj institucion shtetëror. Ka procedura dhe ka afate”, pohoi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Ata që gjoja kujdesen për qytetarët, ata që gjoja kujdesen për kompanitë dhe të punësuarit, përsëri e lëshuan sallën”, theksoi Jovan Mitrevski, LSDM .

Pa miratimin e këtyre ligjeve të pakos së pestë, firmat nuk do të marrin ndihmën e premtuar nga shteti për të paguar rrogat e punëtorëve të tyre.

https://alsat.mk/nuk-dihet-fati-i-ligjeve-te-pakos-se-peste-ekonomike/