21:05 | 16 Prill 2021
21:05 | 16 Prill 2021
Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar se pajtohet me kritikat e legjendës së Manchester United, Paul Scholes.
Scholes duke dhënë një intervistë në “BT Sport” kishte thënë se Manchester United duhet ta nënshkruajnë një top sulmues në mënyrë që të konkurrojnë për titullin e Premierligës, transmeton lajmi.net.
“Mendoj që po, atyre iu duhet një sulmues dhe objektivi i tyre nuk është Liga e Kampionëve por Premierliga”, tha Scholes.
“Ata nuk kanë konkurruar që disa vite, mirë, janë në vendin e dytë këtë sezon por janë larg Man City”, shtoi ai.
“Çka duhet të bëjnë ata sezonin e ardshëm? Mendoj që një qendërsulmues është prioriteti. Ata kanë shumë sulmues por s’kanë sulmues në qendër për pos Cavanit”, tha anglezi.
Edhe Solskjaer u pajtua me kritikat e Scholes.
“Po, vendi i dytë nuk është për ne, pajtohem, qëllimi është të fitojmë ligën por nuk jemi në epokën e Sir Alex”, tha Solskjer.
“Ne kemi pësuar një periudhë transformimi që kur ai u largua. Ai ishte shefi. Këmi bërë progres hap pas hapi. Bëni gjithçka për trofetë, kjo është ambicia jonë”, përfundoi Ole gunar Solskjaer./Lajmi.net/