9:16 | 17 Prill 2021
09:16 | 17 Prill 2021
Bebe Rexha shënoi një tjetër sukses.
Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, dje (e premte) ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
“Sabotage” është këngë e zhanrit baladë, e cila është pritur mirë nga fansat dhe për pak orë mori afro 1 milion klikime në YouTube.
Platforma e njohur muzikore Spotify i kushtoi vëmendje të veçantë Bebe Rexhës, duke e vendosur në një nga billbordet në Moskë.
Fotografia e artistes shqiptare me këngën e saj të re, u promovua në Rusi, duke iu bërë thirrje fansave të saj që ta dëgjojnë këtë projekt.
Pasi mësoi se Spotify ia vendosi billbordin në Rusi, Bebe shpërndau fotografinë në Instagram, duke falënderuar Spotify Russia.
Albumi i ri i Bebe Rexhës “Better Mistakes” do të publilohet më 7 maj, ndërsa “Sabotage” është pjesë e këtij albumi. /Lajmi.net/