Raiola me plan të qartë, kërkon ta bëjë Donnarumman portierin më të paguar në botë

11:09 | 17 Prill 2021

Marketing

Gianluigi Donnarumma po kërkon që nga rinovimi me Milanin të bëhet portieri më i paguar në botë.

Kontrata aktuale do të skadojë më 30 qershor dhe kështu gjithnjë e më shumë po shtohet presioni te klubi i Milanit për të bërë një marrëveshje ose rrezikon të humbasin lojtarin e tyre më të madh si agjent të lirë këtë verë, transmeton lajmi.net.

Agjenti Mino Raiola është në Itali këtë javë për negociata me klube të ndryshme, përfshirë Rossonerët.

Është raportuar se oferta zyrtare nga Milani për portierin është 8 milionë euro për sezon, ndërsa Donnarumma dhe Raiola po kërkojnë 12 milionë euro.

Sipas Calciomercato.com, një shifër prej 12 milionë eurove do ta bënte Donnarumma një nga lojtarin më të paguar në gjithë ligën e Serie A.

Kjo do ta bënte atë gjithashtu portierin më të paguar në botë, përpara David De Gea, i cili besohet të marrë 11 milionë euro në vit në Manchester United./Lajmi.net/