Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të vendos për masat restriktive që do të vlejnë pas 20 prillit.
Këtë dje e bëri të ditur për TV21, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Këto masa, duhet të tregojnë se nëse ora policore do të qëndrojë të vlejë në po të njëjtën formë siç ka qenë deri më tani dhe se objektet gastronomike do të fillojnë t’i shërbejnë klientët edhe në prezencë fizike të tyre në lokale, apo do të vazhdojë puna me dërgesa.
Megjithatë, autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se situata me Covid-19 është stabile dhe se presioni ndaj spitaleve ka rënë. Gjegjësisht, ka rënë numri i rasteve të reja dhe ka shtretër të lirë në qendrat e Covidit. Paralelisht me këtë, ata vazhdimisht kanë apeluar që të bëhet kujdes në respektimin e masave anti-Covid.
Përndryshe, vendimi që do të merret sot nga Komisioni është në formë të rekomandimit, për të njëjtin duhet të vendos Qeveria.