Liderët fetarë takohen me Ministrin Filipçe

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai bashke me Kreun e Kishës Orthodokse Maqedonase Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopin e Ohrid dhe Maqedonisë z. z. Stefani, u takuan me Ministrin e Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe.
Gjatë takimit, Ministri Filipçe i njoftoi krerët e dy bashkësive fetare më të mëdha në vend me situatën aktuale të shëndetësisë me korona virusin. Ai tha se edhe pse numri ka filluar të shënon rënie të ulët, situata sërish është mjaft serioze dhe delikatë. Andaj ai kërkoi nga krerët fetarë që të ndikojnë deri tek besimtarëttë cilët duhet të tregojnë disciplinë dhe maturi edhe më të madhe, sidomos gjatë festave fetare, me qëllim që të mbahet siatuata nën kontroll. Meqë ndodhemi në prag të festave fetare, është me shumë rëndësi që tu shmangemi grumbullimeve në ambijente të mbyllura, sepse kjo është një nga rekomandimet për parandalimin e Virusit Korona. E sa më shpejt të ulen numrat e infektimeve, aq më shpejtë do të tërhiqen masat e restriksioneve dhe ora policore.
Pas takimit, Ministri Filipçe dha një prononcim për mediumet: “Sot u takova me kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, z.z. Stefan, dhe kreu i Komunitetit Fetar Islam, Reisul Ulema Haxhi Shaqir Efendi Fetai. Në takim biseduam për situatën aktuale me koronavirusin dhe theksuam rreziqet që paraqet grupimi i besimtarëve brenda shtëpisë gjatë festave të ardhshme fetare. Ne ramë dakord që të gjithë palët e interesuara duhet të kontribuojnë intensivisht në mënyrë aktive në luftën kundër pandemisë. “

Marketing