Me pyetjen e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, sot në Gjykatën themelore penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 26 shkurtit gjatë protestës kundër rastit “Monstra” ndaj të pandehurve Fabion Idrizi dhe Artan Sadiki.
Në pyetjen e avokatit Asmir Alispahiq se ku kanë qenë ditën e 26 shkurtit, dëshmitari i parë tha se atë ditë kanë falur namazin e xhumasë bashkë me gabion Idrizin dhe pastaj janë nisur drejt spitalit “Majçin Dom”, për shkak se Fabio ka pasur dorëne thyer më herët dhe është dashur të bëjë terapinë e nevojshme.
“Me veturën time shkuam në ‘Majçin Dom’, unë kam vozitur. Gjatë tërë kohës kamë qenë me Fabion, brenda hyra edhe unë. Atje qëndruam gati një orë e gjysëm. Qëllimi ishte terapia e dorës. Pastaj Fabion e dërgova në shtëpi, përafërsisht ishte ora 15”, deklaroi dëshmitari i mbrojtjes.
Me dëshmi u paraqit edhe fizioterapeuti nga spitali “Majçin Dom”, i cili konfirmoi se më 26 shkurt Fabio Idrizi ka qenë tek ai ku ka qëndruar deri në ora 14 e 50 minuta, transmeton gazeta Lajm.
Në seancat e ardhshme, duhet të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga të pandehurit.
Procesin gjyqësor lidhur me këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Marin Stanevski, kurse si përfaqësues i prokurorisë është prokurorja Mirija Demirova-Panajotova.
Në procesin paraprak, tre persona janë dënuar me nga një vit burg për vepër penale pjesëmarrje në turmë të dhunshme, respektivisht një person me tetë muaj burg.
Seancat e radhës për këtë rast janë caktuar më 21 dhe 28 prill.