Punonjësit e veprimtarisë hotelerike dhe punonjësit turistik do të dalin në protestë për të kërkuar shpëtim për veprimtaritë e tyre. Sipas tyre, rreth 6000 punonjës janë dëmtuar pasi kjo veprimtari është në kolaps për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19. Ata nga Ministria e Financave kërkojnë ndihmë të njëanshme financiare dhe reprogramim të greis periudhës së kredive. Nga Oda e Hotelerisë potencuan se ndihmat janë të nevojshme deri në momentin kur janë në fuqi masat restriktive.
“Për t’i shpëtuar veprimtaritë hotelerike kërkohet ndihmë e njëanshme financiare për të gjitha objektet e regjistruara hotelerike e të cilat janë të ndara në tre kategori në bazë të numrit të të punësuarve në vitin 2020. Të jepet ndihmë e njëanshme financiare për objektet hotelerike të cilëve tanimë një vit me urdhër të Qeverisë i është ndaluar veprimtaria e tyre kryesore, ndërsa të njëjtit për muaj të tëra nuk marrin asnjë ndihmë, por kërkohet edhe të shpallet moratorium apo reprogramim të greis periudhës të kredive të cilat janë marrë nga bankat komerciale si dhe kredit nga banka për zhvillim deri në momentet kur nuk na lejohet nga ana e Qeverisë të punojmë pa asnjë masë restriktive në drejtim të sektorit tonë.”,- tha kryetari i Odës Hotelerike dhe Turistike, Perica Gollomeiç.
Nga Oda e Punonjësve Turistik dhe Hotelerik pohojnë se informacionet për pakon e gjashtë ekonomike janë të mirëseardhura dhe se i njëjti duhet sa më shpejtë të realizohet. Sepse sipas tyre vonesat të cilat u shkaktuan në pakon e pestë negativisht ka ndikuar në bizneset e tyre.
“E pranueshme do të ishte sikur qeveri t’i pranojë kërkesat tona të cilat i kemi propozuar. Pakoja e gjashtë është lajmëruar, por nuk e dimë kur do të realizohet, sepse ne ishim dëshmitarë në pakon e pestë, ajo u lajmërua diku para vitit të ri. Pra, poenta nuk është vetëm të paralajmërohen masat, por ideja dhe qëllimi është që ato të realizohen dhe me kohë të arrijë deri tek destinacioni i duhur. Ne tani jemi në këtë situatë sepse me kohë nuk kanë arritur ndihmat nga këto pakot ndihmese të cilat janë realizuar.”,- theksoi zëvendëskryetari i Odës Hotelerike dhe Turistike, Martin Angellovski.
Ndërsa agjencitë turistike kërkojnë që të shtyhet periudha e realizimit të vauçerëve, të cilat u dhanë nga Qeveria nën moton “Pushime në shtëpi”. Alsat-m