Scott Disick uron Kourtney Kardashian për ditëlindje me dedikimin e ëmbël

19:59 | 19 Prill 2021

Marketing

Ish partneri i Kourtney e ka uruar atë me rastin e ditëlindjes.

Scott Disick uroi ish-partneren e tij Kourtney Kardashian me rastin e ditëlindjes të dielën, 18 Prill, mes romancës së saj me të dashurin Travis Barker dhe lidhjen e tij me të dashurën Amelia Gray Hamlin, shkruan LifeandstyleMag.

“Gëzuar ditëlindjen për nënën më të mirë që një fëmijë mund të kërkojë dhe ca më shumë!”, shkroi Scott Disick, 37, në një foto në Instastory me Kourtney, 42 vjeç dhe tre fëmijët e tyre – Mason, 11, Penelope, 8 dhe Reign, 6, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër Travis, 45 vjeç, dërgoi një aranzhim masiv të luleve me tulipanë dhe gardenia që zinte një pjesë të madhe të korridorit të shtëpisë së Kourtney, duke përfshirë shumë lule të varura në tavan.

Kourtney dhe Travis kanë ngritur nxehtësinë në marrëdhëniet e tyre që kur kanë shkaktuar spekulime takimesh në janar.

Më 10 Prill, muzikanti postoi një foto në Instagram ku shihte duke luajtur daulle me mbishkrimin, “Gjithë ditën ëndërroj për seks me ty”.

Ai etiketoi me dinakëri Kourt në foto, kështu që ajo nuk shfaqej nëse ndjekësit nuk klikonin në foto. Ai gjithashtu bëri tatuazh emrin e yllit në gjoksin e tij.

Sa për Scott dhe Amelia, ata gjithashtu duken të lumtur së bashku. Marrëdhënia e tyre ka përparuar që kur ata morën pjesë në festën e Halloween të Kendall Jenner në tetor 2020./Lajmil.net/