Carovska: Gjatë verës do të vendosim se si do të vazhdojë mësimi

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska ka deklaruar, se gjatë periudhës së pushimeve verore, do të vendoset se në çfarë forme do të realizohet viti i ri shkollor 2021/2022.

Marketing

“Gjatë verës do të flasim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse”, tha Carovska në shkollën fillore “25 Maji”.

Ajo vlerësoi, se me vitin shkollor 2020/2021, u dëshmua se procesi arsimor ka vazhduar pa ndërprerë, ndërkaq foli edhe për vaksinimin e kuadrit arsimor.

“Prej klasës së parë dhe deri në të katërtën vaksinimi ishte ashtu siç e parapamë”, tha Carovska, ndërkaq disa herë hodhi poshtë pretendimet se mësimdhënësit rezistojnë të imunizohet kundër Covid-19.