Ursula von der Leyen: 119 mijë vaksina janë paraparë për RMV

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në Twitter se BE do të ndajë 119 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ajo thotë se këtë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev dhe se janë bashkë në këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Zoran Zaevit. 119.000 doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut nga maji dhe deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Ursula von der Leyen.

Ndryshe, këto vaksina janë pjesë e 651 mijë dozave “Pfizer”, të parapara për punonjësit shëndetësor dhe grupet në rrezik në vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë blerë me mjete të BE-së për shtetet e rajonit.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1384434644775579650?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1384434644775579650%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fursula-von-der-leyen-119-mije-vaksina-jane-parapare-per-maqedonine-e-veriut%2F