15:18 | 20 Prill 2021
15:18 | 20 Prill 2021
Vazhdimi i filmit “Downton Abbey” vjen për Krishtlindje.
Filmi “Downton Abbey” po bën grupin përsëri bashkë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Të hënën, Focus Features njoftoi se ka vendosur prodhimin me Gareth Neame’s Carnival Films në “Downton Abbey 2”.
“Ekipi kryesor do të kthehet përsëri për filmin e dytë i cili filloi xhirimin javën e kaluar dhe do të lansohet nareth Neame’s Carnival Films Krishtlindjen 2021,” sipas një njoftimi për shtyp duke shënuar njoftimin.
“Përveç kastit origjinal, Hugh Dancy, Laura Haddock, Nathalie Baye dhe Dominic West do të bashkohen me kastin”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Data e publikimit është caktuar për 22 dhjetor.
Bazuar në serialin jashtëzakonisht të popullarizuar pas Edwardian për familjen aristokrate britanike Crawley dhe shërbëtorët e tyre, filmi i parë u lansua më 2019.
Filmi ka të bëjë rreth një vizite mbretërore në familjen Crawley dhe stafin e Downton nga Mbreti dhe Mbretëresha e Anglisë më 1927 dhe përfundoi me një përshtatje për Familjen Mbretërore.
Krijuesi i “Downton” dhe fituesi i Çmimit të Akademisë, Julian Fellowes shkroi skenarin e vazhdimit dhe do të prodhojnë fitueset e çmimit Emmy dhe BAFTA, Gareth Neame dhe Liz Trubridge.
I nominuari për BAFTA dhe Emmy, Simon Curtis është regjisor. /Lajmi.net/