15:42 | 20 Prill 2021
15:42 | 20 Prill 2021
Listës së lëndimeve te skuadra e Zinedine Zidanes, pos Toni Kroos dhe Federico Valverde, i është bashkuar Luka Modric.
Kroati u detyrua të largohet para kohe nga stërvitje, meqenëse ka ndjerë dhimbje në shpinë, transmeton lajmi.net.
Në orët në vijim Modric do kryejë testet mjekësore, derisa fokusi kryesor i lojtarit thuhet se është ndeshja e radhës ndaj Real Betisit në vikend.
Modric ka munguar vetëm dy herët këtë edicion ndaj Granadas dhe Alcoyanos. Ai i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e tjera, duke nisur si titullar në 19 nga 20 ndeshjet e fundit.
Mbetet të shihet nëse Modric do jetë i gatshëm për Betisin, ngase ndaj Cadizit nuk është i ftuar./Lajmi.net/