Nëse jeni të mërzitur nga efektet animuese të Windows 10-ës, atëherë përgatituni për një ndryshim të madh. Disa efekte të reja kanë mbërritur në versionet eksperimentale të Windows 10-ës por është çështje kohe përpara se të mbërrijnë edhe në kompjuterin tuaj.
Në ndërtimin eksperimental Windows 10 21H2 paraqitet një efekt i ri zmadhimi në sistem operativ. Aktualisht Windows 10 e ka këtë efekte sa herë që hapni një dritare e re.
Megjithatë është i vogël saqë mund të mos e vini re fare. Tani kompania do ta bëjë efektin më dramatik dhe më të dukshëm.
Windows 10 pritet të pësojë një ndryshim masiv vizual dhe disa prej elementëve të këtij ndryshimi kanë filluar të shfaqen.
Efektet animuese janë pjesë e përditësimit vizual quajtur “Sun Valley” ku ndër të tjera vinë dhe stilet e rrumbullakosura të dritareve. /PCWorld Albanian