18:15 | 20 Prill 2021
18:15 | 20 Prill 2021
Kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson ka bërë thirrje për një takim urgjent ndërmjet të gjithë kapitenëve të të gjithë skuadrave të Premier Ligës pas trazirave që ka shkaktuar krijimi i Superligës evropiane.
Kapiteni i Liverpooli, sipas “Goal”, do të drejtojë këtë takim ku do të jepen përgjigje për ekipet rreth kësaj çështje të komplikuar, përcjell KosovaPress.
“The Reds”, janë një nga gjashtë klubet e Premier Ligës të përfshira në planet për një garë të shkëputur nga UEFA, e cila do të kërcënonte të prishte të gjithë ekuilibrin e lojës së brendshme, evropiane dhe ndërkombëtare siç e njohim ne.
Menaxheri Jurgen Klopp dhe zëvendës-kapiteni James Milner shprehën rezervat në lidhje me propozimet pas barazimit të së hënës 1-1 me Leeds, kur lojtarët dhe stafi i Liverpoolit u përshëndetën me zhurmë, brohoritje dhe parulla nga një grup prej 100 ose më shumë tifozëve të zemëruar jashtë stadiumit “Elland Road.”