Turqia thërret ambasadorin suedez për takimet me terroristët

Sipas burimeve diplomatike, Turqia ka thirrur ambasadorin suedez në Ankara, Staffan Herrstrom, për të dënuar fuqishëm takimet e fundit midis zyrtarëve të nivelit të lartë të Suedisë dhe terroristëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet që kërkuan të mos emërohen për shkak të kufizimeve për të folur për media, njoftuan se Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thirri ambasadorin Herrstrom dhe dënoi një video-konferencë midis ministrit suedez të Mbrojtjes, Peter Hultqvist dhe njërit nga krerët e grupit terrorist YPG/PKK, Ferhat Abdi Şahin, si dhe takimin midis ministres suedeze të Punëve të Jashtme, Ann Linde dhe terroristit Şahin.

Marketing

Sipas burimeve, zyrtarët e ministrisë turke informuan ambasadorin suedez për shqetësimin e Turqisë pasi Suedia ka rritur kontaktet e saj me grupin terrorist, duke theksuar se figurat me të cilat Hultqvist dhe Linde zhvilluan bisedime janë anëtarë të PKK-së së listuar si një organizatë terroriste nga BE-ja.

Ambasadorit Herrstrom iu tha se politika e rrezikshme e Suedisë jo vetëm që mbështesin figurat që synuan sigurinë e Turqisë dhe integritetin territorial të Sirisë, por po ashtu edhe shkelin në mënyrë të hapur ligjin ndërkombëtar dhe shkaktuan dëme serioze në lidhje Turqi-Suedi.

Gjatë takimit, shtuan burimet, Ankaraja u kërkoi autoriteteve suedeze të mos mbështesin organizatat terroriste dhe në vend të kësaj të përpiqen për unitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e qëndrueshëm të Sirisë.

Turqia po ashtu përcolli se do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri kundër PKK-së, pavarësisht mbështetësve që e mbështesin atë.

Kjo lëvizje vjen pasi Hultqvist foli me kreun e YPG-së, Şahin, grup që po ashtu përdor shkurtesën SDF, si dhe shprehu mbështetjen e tij për grupin terrorist.

Pamjet e takimit u publikuan në faqet e internetit të njohura për lidhjen e tyre me organizatën terroriste.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.



. .