Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ai për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkruan marrëveshjen për “Autobusët e shpejtë”.
“Sot po nënshkruajmë këtë marrëveshje me çka edhe zyrtarisht fillon procedura për “Autobusët e shpejt”, me këtë po realizojmë një ëndërr 40 vjeçare të shkupjanëve. Shkupi është qyteti i parë në Ballkan që do ta implementoj këtë sistem përmes së cilit do të ulet tollovia në trafik, por do të ndikoj edhe në ndotjen e ajrit”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupi.
“Sot prezantojmë fillimin e një projekt përmes të cilit do t’i jepen përgjigje 2 sfidave kryesore të kohërave moderne. Edhe atë sfida e resursit të kohës dhe tjetra e ambientit, gjegjësisht marrim ajër të pastër. Me projektin e sotëm i cili korrespondon me iniciativën e një ekonomie të gjelbër, investime që nënkuptojnë mjedis më të pastër, është edhe promovimi i projektit të sotëm për Qytetin e Shkupit, gjegjësisht vendosja e transportit të shpejtë në Qytetin e Shkupit. Ajo që realizohet me këtë projekt është një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kredi e volitshme prej 70 milion euro, me afat të rikthimit për 15 vite”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.