13:02 | 21 Prill 2021
13:02 | 21 Prill 2021
Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2021, i paraparë të mbahet në dhjetor të këtij viti në Vuokatti të Filandës, është shtyrë për në muajin mars 2022.
Komiteti Olimpik Evropian (KOE), ka bërë të ditur se vendimi është marrë shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19 në kontinentin e Evropës dhe kërkesës së bërë nga Komiteti Olimpik i Finlandës.
Sipas KOE-es, data e re e mbajtjes EYOF-it është caktuar 20-25 mars 2021.
Në dhjetor, kur ishte paraparë të mbahej Vuokatti 2021, do të organizohen vetëm garat e hokejit për meshkuj, ndërsa garat tjera dimërore do të mbahen në mars.
Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshës 14-18 vjeçare.
Kjo është hera e dytë që Vuokatti 2021 shtyhet shkaku i pandemisë Covid 19