Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias diskutuan mënyrat e bashkëpunimit të përbashkët pas “marrëveshjes ushtarake” të nënshkruar mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, mësohet se Bin Salman dhe Dendias u takuan në qytetin Xheda të Arabisë Saudite.
Në takim, krahas marrëdhënieve mes dy vendeve, mënyrave të bashkëpunimit të përbashkët në fusha në ndryshme si dhe mënyrave për të mbështetur dhe zhvilluar këto bashkëpunime u diskutuan edhe çështjet rajonale.
Në takim ishin të pranishëm edhe zv.ministri saudit i Mbrojtjes princi Khalid bin Salman, ministri i Jashtëm saudit princi Faisal bin Farhan si dhe ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe ambasadori i Greqisë në Rijad, Alexis Konstantopoulos.
Ishte njoftuar se mes ministrave të Jashtëm grek dhe saudit u nënshkrua marrëveshja për t‘i dhënë Arabisë Saudite një prej baterive të mbrojtjes ajrore Patriot që Greqia ka blerë nga SHBA-ja.