Afrikë, në tre vende mbi 650 mijë fëmijë janë vaksinuar kundër malaries

Vaksina e parë në botë e zhvilluar kundër sëmundjes së malaries është aplikuar në mbi 650 mijë fëmijë në 3 vende të Afrikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në 2 vitet e fundit në kuadër të programit të vaksinimit në Gana, Kenia dhe Malavi janë kryer mbi 1.7 milionë doza të vaksinës. Gjithashtu bëhet e ditur se vaksina është aplikuar në mbi 650 mijë fëmijë në 3 vende të Afrikës.

Dr. Katherine O’Brien, drejtoresha e Departamentit të imunizimit, vaksinimit të OBSH-së, vuri në dukje se vaksinat që njihen me emërtimin “RTS,S” dhe që injektohen me 4 doza kanë një rëndësi të madhe për ata që nuk kanë qasje në masat mbrojtëse.

Marketing

“Kjo vaksinë mund të jetë çelës për ta bërë mbrojtjen nga malaria më të barabartë dhe në shpëtimin e më shumë jetëve”, tha ajo.

Në çdo 2 minuta shkakton vdekjen e një fëmije

Vaksina e zhvilluar kundër sëmundjes së malaries e cila shkakton vdekjen e qindra mijëra njerëzve çdo vit në shumë vende të botës, filloi të aplikohet për herë të parë në Malavi në prill 2019.

Pasi ndodhet në krye të sëmundjeve vdekjeprurëse dhe e cila në çdo 2 minuta shkakton vdekjen e një fëmije, malaria vërehet më shumë në Afrikë.

Malaria e cila transmetohet nga pickimet e mushkonjave që bartin parazitë dhe e cila shfaqet pas një periudhe mesatarisht inkubacioni prej 7 ditësh, shfaqet me simptoma të ngjashme me gripin të tilla si: temperaturë, ethe, djersitje, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje muskulare dhe gjendje dobësie.



. .