Franca do të heqë kufizimet e udhëtimit të brendshëm në 3 maj, tha zëdhënësi i qeverisë franceze të mërkurën.
Aktualisht, njerëzit lejohen të dalin jashtë, por brenda një rreze prej 10 kilometrash nga shtëpitë e tyre deri në orën 19:00, shkruan CNN.
Zëdhënësi, Gabriel Attal tha se kopshtet dhe shkollat fillore do të rihapen më 26 prill siç ishte planifikuar dhe shkollat e mesme do të rihapen më 3 maj.
Attal lavdëroi përhapjen e vaksinimit në Francë dhe tha se një në katër të rritur kishte marrë dozën e parë të vaksinës.
Të martën, ministria franceze e shëndetësisë raportoi të paktën 43 mijë e 98 raste të reja në 24 orët e fundit dhe regjistroi 375 vdekje, duke e çuar totalin e vendit në 101 mijë e 597 viktima.