Imami Zekirja Bajrami sonte në Click Plus, tregoi se vendimin për orë policore nuk e kanë pritur mirë, por shtoi se do ta respektojnë. Ai mes tjerash tha se Maqedonia e Veriut është vendi me orën më të gjatë policore.
“Jemi vendi ku më të gjatë e kemi orën policore. Në Hanë të Elezit falet teravia, në Preshevë falen teravitë në Kumanovë nuk falen. Neve nuk na vjen mirë kështu dhe nuk themi mirë se erdh ky vendim por do ta respektojmë”.
TV21: A shpresoni që në 10 ditëshin e fundit të muajit të ramazanit që Qeveria, Instituti i Shëndetit publik do të bëjë ndonjë lehtësim?
“Shpresojmë në atë dhe do të ishte mirë sepse 10 ditët e fundit por teravisë është edhe namazi i natës edhe iftaret nëse arrihet pak të zgjatet që të bëhen disa iftare që i kanë bërë shoqatat humanitare me jetimat me të varfërit”.