Shkencëtarët e Oksfordit, të cilët krijuan vaksinën Anti Covid, që është përfolur më së shumti, kanë edhe rrëfimin e tyre për punën e palodhshme, drithëruese e arritjet që as vet nuk i kanë pritur kaq shpejtë.
Redaktori për shëndetësi në BBC, Fergus Walsh, ka qenë i pandashëm më ekipin e ngushtë që zbuloi vaksinën Astra Zeneca.
Si krijuan shabllonin e parë, si u përballën me problemet financiare e me të papritura të tjera që çuan deri tek zbulimi i madh, çka ndodhi realisht me rastet që u raportuan si “vdekje nga vaksina”… të gjitha këto në rrëfimin mbresëlënës të redaktorit të BBC-së, Fergus Walsh.
Shkrimin i plotë editorial i Fergus Walsh:
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë, të 11 janarit, profesoreshën Tereza Lamb e zgjoi një njoftim i zëshëm i emailit. Informacioni që priste posa kishte arritur në mesazhet e saj – kodi gjenetik për korona virusin e ri, të cilin e kanë bërë të ditur për gjithë botën shkencëtarët kinezë.
Në çast ajo iu dha punës, ende me pizhama, duke mbetur para laptopit të saj 48 orët në vazhdim.
“Familja ime nuk më kanë parë dhe aq shumë atë vikend, që si duket do të ketë shërbyer si një paralajmërim se si do t’u na dukej pjesa tjetër e vitit”, thotë ajo.
Të hënën në mëngjes, më në fund e kishte gati: shabllonin për vaksinën e re eksperimentale kundër korona virusit.
Lajmi për vdekjen e parë nga virusi i ri, u dha në pothuajse të njëjtën kohë, por sëmundja që virusi po shkaktonte, donte edhe një muaj që të emërtohej me “COVID 19”.
Ekipi i Tereza Lembit nga Instituti Jenner i Univesitetit të Oksfordit, i udhëhequr nga profesoresha tjetër, Sara Gilbert, ishte në kërkim të pandërprerë të “Sëmundjes Iks” – emërtim ky i dhënë për agjencinë infektuoz që do të shkaktojë pandeminë në vazhdim.
Sistemin e tyre eksperimental të vaksinave ata tashmë e kishin përdorur kundër malaries dhe gripit, dhe veçanërisht kundër një tipi tjetër të korona virusit,- “sindromit respirator të Lindjes së Mesme“ (MERS).
Prandaj ishin të bindur se do të funksionojë sërish.
Ishte ky vikend ai hapi i parë i gjetjes së vaksinës me një shpejtësi drite pothuajse, për sëmundjen e cila për disa muaj, do të merrte jetët e 1.5 miliona njerëzve.
Kam përcjellë punën e shkencëtarëve të Oksfordit që nga fillimi. Gjatë kësaj kohe përjetuam disa drama, mes tjerash:
Urgjenca për të siguruar një aeroplan privat në kohën kur ndalimi i fluturimeve kishte pamundësuar që vaksina të mbërrinte në vend
Shoku dhe tronditja për lajmet krejtësisht të pavërteta në rrjetet sociale, për kinse vdekjen e vullnetarit të parë të vaksinua.
Brenga për faktin se rënia e numrit të infektimeve gjatë verës, mund të stoponte arritjen e rezultateve të shpejta.
Se si gjysmë dozat e para të vaksinës papritur na dhanë rezultatin më të mirë.
Pranimi i shefit të kompanisë farmaceutike Astra Zeneka, partnerit të Oksfordit, se testimin do ta bënte “pak më ndryshe”
Kah mesi i janarit, profesori Endrju Polard, drejtori i ekipit të Oksfrordit që bënte hulumtimet klinike, kishte marrë një taksi së bashku me një shkencëtar të angazhuar në grupin shkencor këshillëdhënës në qeverinë brotanike. Gjatë rrugës, shkencëtari i ka thënë se faktet që posedojnë paralajmërojnë një pandemi të ngjashme si ajo e gripit spanjoll të vitit 1918.
“Nga dikush që ishte i vetëdijshëm për ekzistencën e një epidemie të vogël në Kinë, që ishte brenda interesimeve akademike, u shndërrova në dikë që e dinte se kjo do të na ndryshonte jetërat.
Ishte ky një moment tmerrues”, thotë Polard.
Polard ka rënë në kontakt me Gilbert dhe e ka kuptuar se ekipi i saj nga Instituti Jenner tashmë po punonte për gjetjen e vaksinës. U dakorduan të bashkëpunojnë në testimet klinike.
në shkurt virusi u shpërnda në më shumë se njëzet vende, përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Në Kinë u shënuan më shumë se 1.000 raste të vdekjeve.
Por sigurimi i mjeteve për testime ende ishte shumë i vështirë.
Gilbert mendonte vetëm për këtë gjë, duke u zgjuar në 04 00 të mëngjesit për të “ shkruar kërkesa për grante, për të bindur dikë se paratë e dedikuara për projektet tjera tash do të ishte mirë të shpenzohen për këtë qëllim” thotë ajo.
Ka kaluar një muaj para se Britania e Madhe të izolohej dhe qeveria të njoftonte për ndarjen e mjeteve për përkrahje të prodhimit dhe të testimeve klinike.
Domethënë mund të fillonim me prodhimin e vaksinës.
Dozat e para të vaksinës u prodhuan në bio-uzinën e Universitetit, kur profesoresha Katarina Grin, me ndihmën e shabllonit të Tereza Lembit, krijoi kulturën qelizore në të cilën mund të rritet gjithçka.
Baza shkencore e vaksinës është fascinuese.
Është e krijuar nga virusi i modifikuar i cili shkakton ftohje tek shimpanzat, por nga i cili është larguar materiali gjenetik, në mënyrë që të mos shkaktojë infeksion tek njerëzit.
Në zbrazëtirën e krijuar është futur fragmenti i kodit gjenetik të korona virusit.
Kjo është përbërja e saj.
Emërtimi teknik për të është Vaksina vektoriale virale.
Vaksinat e tilla kultivohen në kultura të qelizave të njeriut, të cilave ju është shtuar gjeni i cili mundëson që grimcat e virusit të shumëzohen me shpejtësi enorme.
Miliarda e miliarda po kultivohen nëpër bioreaktorë, e pastaj selektohen e pastrohen.
Një nga anëtarët e ekipit thotë se kjo funksionon si receta i Coca Coles – kur njëherë e di sekretin, pastaj vetëm ndjek formulën dhe mund ta prodhoni kudo.
Duke e ndjekur procedurën, me të gjithë teknikët e angazhuar në segmente të ndryshme të recetës, mua e gjithë kjo më ngjante në garën televizive “ Shefi i Kuzhinës” por për vaksina.
Por izolimi solli probleme e sfida të mëdha.
Të sigurosh një pajisje mbrojtëse për vete, ishte një ankth i vërtetë, e Grin ishte e detyruar që në laboratorin e saj të bënte gelin për dezinfektimin e duarve.
Ekipi i saj punoi nga mëngjesi në mbrëmje, me nga dy ndërrime, shtatë ditë të javës.
“Nuk prisnim rezultatet e një faze që të kalonim në tjetrën”, thotë ajo.
“Kemi rrezikuar, d.m.th… Edhe më tutje bënim provat, por nëse ato do të dilnin të pasuksesshme, do të duhej të hidhnim poshtë gjithçka që kemi bërë në ndërkohë.”
Provat ishin të suksesshme dhe pas shtatë javësh kishin mjaft doza vaksinash që të fillojnë me testimet e para.
në këtë fazë janë rekrutuar 10 mijë vullnetarë – të gjithë të lajmëruar brenda disa orësh.
Mikrobiologia Eliza Granato dhe Eduard O`Nil, studiuesi i kancerit, ishin të parët që në prill morën Vaksinën provuese të Oksfordit. Për Lemb, vaksinimi i vullnetarëve të parë, ishte një hap monumental.
“Më kujtohet që kam ecur këmbë nga laboratori për në shtëpi dhe se isha në ankth sepse kishim vaksinën dhe atë e kishim injektuar në krahun e dikujt”, tha ajo.
Ekipi priti 48 orë që të sigurohej që Granato dhe O`Nil nuk kishin efekte anësore serioze.
Kur të dy u pa se ishin mirë, u imunizuan edhe gjashtë vullnetarë të tjerë, dhe pastaj gradualisht shtoheshin numrat.
Por, pak ditë pas kësaj, nëpër rrjete sociale doli lajmi se vullnetarja e pare, Elisa Granato, kishte vdekur.
Kjo nuk ishte e vërtetë.
Atë ditë bisedova me të dhe ajo më tha se kurrë nuk është ndjerë më mirë.
E publikova online një pjesë të kësaj interviste.
Kjo ndikoi që informata të zbehet por jo krejtësisht.
Që gjithçka të jetë edhe ma bizare, kishte insinuata që intervista ime ishte e rrejshme, kështu që krejt në fund ajo është detyruar të fotografohet me gazeta të asaj dite, që të “dëshmonte se është gjallë”.
Ishte tejet shqetësuese”, thotë Gilbert”.
“Na duhej të bënim shumë gjëra për të mirën e saj dhe për të mirën e testimit, që të dëshmojmë se këto lajme janë të rreme” Dezinformatat përhapen shpejtë dhe kanë fuqinë të shembin disa muaj pune te vështirë.
Për Grin e gjitha ka qenë tepër stresuese.
“Oh Zot, ishte e tmerrshme! Veç kur ta mendoni se sa dashakeqe ishte, se si njerëzit me kaq lehtësi shpërndajnë kësi lloj gjërash… kjo thjesht nuk është e drejtë, sepse ekipi im ka dhënë gjithçka nga vetja”, thotë ajo.
Hulumtimet po zgjeroheshin dhe po bëhej e qartë se laboratori i vogël i Oksfordit nuk do të mund të prodhojë aq sa do të ketë nevojë.
Ekipi vendosi që një pjesë të prodhimit t`ia besoj bashkëpunëtorëve të jashtëm në Itali.
Por kur kontingjenti i parë ishte gati, hasën në pengesa – u izolua gjithë Evropa dhe nuk kishte aeroplan qe do të bartte vaksinën nga Italia.
“Në fund gjetëm një aeroplan me qira për të sjellë 500 doza të vaksinës, sepse ishte mënyra e vetme të vijnë me kohë”, thotë Grin.
Kjo është një pjesë e rëndësishme e këtij tregimi, gjë që do të dëshmohej disa muaj më vonë.
Prodhuesit italianë kanë përdorur metodë tjetër nga ajo e Oksfordit për të verifikuar koncentrimin e vaksinës – praktikisht se sa thërrmija virusi `notojnë` në secilën dozë.
Kur shkencëtarët e Oksfordit aplikuan metodën vetanake, dukej se vaksina italiane ishte dyfish më e fortë.
Çfarë të bënin?
U thirrën rregullatorët mjekësorë.
U dekardouan që vullnetarët të marrin gjysmën e dozës së vaksinës, sepse tashmë ajo dukej afërsisht si një dozë e rregullt.
Pjesërisht kishte të bënte me punën e sigurisë – më mirë të merrej më pak se tepër..
Por pas një jave shkencëtarët e kuptuan se po ndodhë diçka e pazakonshme.
Vullnetarët nuk po ndienin afektet anësore si rëndomë – dhimbje në duar ose temperaturë.
Rreth 1.300 vullnetarë morën gjysmën e dozës së vaksinën, në vend të dozës së plotë.
Rregullatorët e pavarur lejuan që testimi të vazhdojë, e që grupi me gjysmë dozë të mbetet në hulumtim.
Ekipi i Oksfordit është i tmerruar e neveritur nga çfarëdo sugjestioni që kishte ndonjë gabim, lëshim, apo sido që ta quani këtë.
Ajo që saktësisht mund të thuhet është se vullnetarët morën vetëm gjysmën e dozës, pa e ditur ata vet këtë.
Në muajt në vazhdim këta vullnetarë do të jenë grupi ma i suksesshëm sa i takon efikasitetit të vaksinës.
Që prej fillimit, Ekipi i Oksfordit kishte për qëllim të krijonte vaksinën që do t`i ndihmonte gjithë globit.
Që të arrihej kjo, kishte nevojë për miliarda doza – sasi kjo që mund t`ua ofronte vetëm industria farmaceutike.
Sër Mene Pangalos nga gjigandi farmaceutik Astrazeneka nga Kembrixhi, bëri të ditur se kompania e tij mund të ndihmonte në këtë aspekt.
Por ekzistonte një pengesë – Oksfordi insistonte që vaksina duhet të jetë e disponueshme për të gjithë, që nënkuptonte se kompania farmaceutike duhet të punonte pa profit.
“Kjo nuk është mënyra se si funksionojnë normalisht firmat e mëdha farmaceutike”, thotë Polard.
Pas bisedimeve intenzive, kah fundi i prillit u arrit marrëveshja.
Vaksina do të jetë e disponueshme për të gjitha vendet e botës, pa përfitime materiale, gjatë tërë kohës së pandemisë, gjithnjë me çmimin e shpenzimeve për vendet me të ardhura të ulëta e të mesme.
Më e rëndësishme ishte se Astrazeneka pranoi të merrte riskun financiar, madje edhe nëse del se vaksina nuk funksionon.
Në maj, duke pas besim të plotë, qeveria britanike u pajtua që të blejë 100 milionë doza, duke i siguruar kështu ndihmën prej 90 milionë funtash.
Në këto momente nëpër botë po bëheshin testimet në njerëz të dhjetëra vaksinave të ndryshme kundër korona virusit.
Kah fillimi i verës numri i infeksioneve në Britani të Madhe filloi të binte.
Edhe pse ishte lajm i mirë për shoqërinë, kjo gjë e vështirësoi testimin, i cili testim bazohej në ekspozimin ndaj virusit, për të parë nëse vaksina po funksiononte.
“Ekzistonte një rrezik serioz që të mos arrinim shumë shpejtë deri tek përgjigjet që shpresonim”, thotë Polard.
Vendosën të zgjerohen në 19 lokacione nëpër Britani të Madhe.
Për një vaksinë e cila i dedikohej përdorimit global, ishte e rëndësishme të testohej edhe në shtetet tjera, që të shihej se si po funksiononte te popullatat tjera.
Testimet filluan në Afrikën e Jugut dhe Brazil – të cilët së shpejti do të kenë shkallën më të lartë të vdekjeve në botë, pas Shteteve Të Bashkuara të Amerikës.
Me 20 korrik u dhanë rezultatet e para, që treguan nëse vaksina po stimulonte sistemin imunitar të 1.000 vullnetarëve të parë.
Ekipi nisi të ndjente presionin e madh.
“Kam punuar aq gjatë me vaksina, për ta ditur faktin se shumica e vaksinave provuese ne fund nuk funksionojnë.
Ndjenja më e keqe është kur keni pritje aq të mëdha dhe e vërtetoni se kjo nuk po funksionon”, thotë profesoresha Kejt Juer, që ndodhej në krye të ekipit i cili po studionte reagimin e qelizave T.
Por, lajmet ishte te mira.
Vaksina dukej e sigurt dhe po nxiste dyfishin e reaksionit te pritur imunitar – po prodhonte antitrupa të cilat neutralizonin qelizat e virusit, si dhe qeliza T të cilat vrisnin qelizat e infektuara.
Faktet e reja sollën nevojën e ndryshimit të strategjisë.
Deri në këto çaste ekipi i Oksfordit kishte menduar të krijonte vaksinën e cila do të jepej me një dozë, në mënyrë që të kishte më shumë vaksina për të gjithë.
Por, pas dhjetë vullnetarë që morën dy doza, kishin reaksion më të fuqishëm imunitar, u ftuan edhe vullnetaret e tjerë të merrnin edhe dozën e dyte të vaksinës, në mënyrë që të maksimalizohej mbrojtja e tyre.
Edhe pse rezultatet e para ishin shpresëdhënëse, në këtë fazë ende nuk kishte fakte që vaksina mbron nga Kovid-19.
Për më tepër, deri në ato momente, vaksina ishte e testuar vetëm te personat e rritur më të ri se 55 vjeç.
E tash mund të përfshiheshin edhe vullnetarët më të vjetër.
Për dallim nga vaksinat tjera, ekipi i Oksfordit, këtë radhë po merrte strishot javore të të gjithë vullnetarëve, në mënyrë që të shihej se mos ishin të infektuar por pa simptoma.
Nëse vaksina do të mund të parandalonte bartjen e fshehur, atëherë do të mund ta stoponim shpërndarjen më e virusit.
“Ishte një gjë e madhe kjo. Sepse d.m.th se virusi mund të stopohej plotësisht”, thotë Polard.
Që tensioni të jetë më i madh, kur erdhën rezultatet e testimit, kishte tregues që sugjeronin se vaksina pjesërisht mund të ndalojë përhapjen e virusit.
Por kishte nevojë për më shumë fakte.
Në fund të verës, testimet e vaksinave po kryheshin në gjashtë shtete, përfshirë edhe Britaninë e madhe, Brazilin, Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
U rekrutuan 20.000 vullnetarë.
Por me 6 shtator, gjithçka u ndal papritur.
Tek një pjesëmarrës ishte zhvilluar një gjendje e rrallë neurologjike.
“Gjatë kohë që kryhen testimet në dhjetëra mijëra njerëz, gjërat do të vazhdojnë të ndodhin”, thotë Polard.
“Njerëzit do të sëmuren, ka njerëz që bëhen me kancer ose me ndonjë gjendje të rëndë neurologjike – megjithatë është e vështirë të konstatohet nëse kjo ka lidhshmëri me vaksinën.”
Një analizë e pavarur e sigurisë nuk ka gjetur arsye që të dyshohet se këtë sëmundje e ka shkaktuar vaksina.
Por as nuk kanë mundur ta përjashtojnë këtë.
Ky vullnetar ende është pjesë e testimeve dhe po përmirësohet gjendja e tij.
Rregullatorët e sigurisë në Britani të Madhe, Brazil e Afrikën e Jugut, brenda disa ditës i kanë dhënë dritë jeshile vazhdimit të testimit, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo gjë ka zgjatur gjashtë javë.
E tëra ka ndodhuur në mes të një klime të sentimenete anti vaksinë – jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në demonstratat që u mbajtën në gjithë botën.
Transparenca dhe procesi i hapur i vaksinimit është mënyra e vetme për t`u mundur mosbesimi.
Kjo është edhe arsyeja që ekipi tejet i angazhuar i shkencëtarëve të Oksfordit të pranojë dhe lejojë praninë e BBC në laboratorët e tyre gjatë tërë vitit të kaluar.
Në nëntor u publikun rezultatet e testimit të dy vaksinave të tjera. Ishin fascinuese.
Së pari Pfizer- Bio Ntek, pas një jave Moderna, njoftuar se efikasitet i vaksinave të tyre është 95 për qind. Ekipi i Oksfordit ishte edhe ma i inkurajuar tashmë.
Deri në ato momente, kishte pak siguri nëse ndonjëra nga vaksinat do të ishte efikase kundër Covid-19, thotë Lemb.
“Në botë ka shumë sëmundje ngjitëse për të cilat s`mund të bëjmë gjë.”
Më në fund, me 21 nëntor, këshilli i pavarur për sigurinë e të dhënave, ishte i gatshëm të publikonte të gjeturat e Oksford – AstraZecenas. Por rezultatet ishin befasuese – dhe më komplekse se sa pritej.
Ndërsa Pfizer dhe Moderna dolën me një shifër të caktuar për efikasitetin, vaksina e Oksfordit i kishte tri: 70 për qind në tërësi, me dy doza që japin mbrojtjet 62 për qind, ndërsa që një grup më i vogël që kishte marrë gjysmë dozat e fillimit, kishte arritur mbrojtje prej 90 për qind. Ishte ky një rezultat që askush nuk e priste.
Thelbësore, askush që mori vaksinën nuk përfundoi në spital as nuk u sëmurë rendë nga Covid.
Në anën tjetër, në grupin e vogël të kontrollit kishte 10 raste te rënda dhe një vdekje.
Por, intrigues ishte fakti që vullnetaret të cilët morën fillimisht gjysmën e dozës të ardhur nga Italia, treguan një reaksion më të fuqishëm imunitar.
Deri te kjo ndoshta na sjellë përgatitja graduale e sistemit imunitar, por shkencëtarët ende nuk po mund ta sqarojnë këtë.
Po ashtu, të gjithë vullnetarët në këtë grup ishin më të rinj se 55 vjeç.
Brenda pak ditësh shqetësimet e brengat dolën në pah. AstraZeneca është pajtuar me faktin se rregullatori amerikan FDA, sipas të gjitha gjasave do të shtynte miratimin – kompania tashmë ndodhej në mes të regrutimit të 30.000 vullnetarëve për testim në Amerikë.
“Do t`ua bëjmë të ditura një sërë të dhënash, por ma merr mendja se ata do të donin t`i kenë edhe të dhënat amerikane”, thotë Mene Pangalos.
Të dhënat këtu ndodhen për verifikim te rregullatori britanik – të gjithë presin vendimin e tij.
Madje edhe në shkallën më të ulët të efikasitetit, vaksina e Oksfordit për mrekulli ie kalon testimin e efikasitetit.
Efikasitet i përgjithshëm prej 70 për qind është ma i lartë se tek shumica e vaksinave kundër gripit.
Debati më i madh, mesiguri, do të bëhet për moshat më të shtyra.
Ende nuk kemi të dhëna për efikasitetin tek vullnetarët e moshuar, sepse ata u rekrutuan më vonë.
këto informata do t`i kemi në ndërkohë.
Ekzistojnë fakte të qarta se përgjigja imunitare ndaj vaksinës nuk bie me rritjen e moshës, ashtu siç është rasti me vaksinat tjera, si ajo e gripit.
Kjo na sugjeron, por nuk është fakt, se vaksina do të mbrojë edhe më të moshuarit.
“Nuk ka dyshim se rrjedha e studimit do të ishte ndryshe nëse do të kishim filluar nga zeroja, por në fund e kemi bërë më të mirën e mundshme që të krijojmë një varg të dhënash për t`ua prezantuar për miratim rregullatorëve anekënd botës”, thotë Pangalos.
“Proceset nëpër të cilët kaluam janë të njëjtit dhe të rreptë si ata në rrethana normale.”
Javën e kaluar, ekipi i Oksfordit ka publikuar analizën e të dhënave të testimit në revistën mjekësore Lanset.
Kjo transparencë i ka bindur ekspertët.
Edhe pse vaksina e Pfizerit tashmë kishte filluar të jepej, vaksina Oksford – Astrzeneka ka një përparësi thelbësore – shishet e saj mund të ruhen dhe transportohen në temperatura të zakonshme të frigoriferëve.
Kjo ndryshon gjithçka, thotë Ser Xheremi Farar, shef i Velkam Trast.
“Nëse do t`ju duhet që vaksinën ta ruani në akull të thatë, kjo shkakton telashe të bartjes së vaksinës madje edhe në fshatrat e Anglisë, e le më në fshatrat e Afrikës apo Brazilit.”
Britania e Madhe, paraprakisht, ka porositur miliona doza, të cilat, së bashku, do të jenë mëse të mjaftueshme që të gjithë të rriturit në Britani të Madhe të mund të marrin dy doza për vitin që vjen.
Katër milionë doza të vaksinës së Oksfordit, tashmë janë gati t`i dorëzohen Shërbimit Shëndetësor Kombëtar NHS.
Qeveria shpreson se deri në festën e Pashkëve, shumica e personave më të vjetër se 65 vjeç, nga grupet e rrezikuara, do të jenë të mbrojtur.
Kjo është një shans që jeta të kthehet në normale.
Çfarë ndjenje mund të jetë të arrish kaq larg në më pak se 12 muaj?
“Në këtë fazë, është mjaft lehtësuese kur e din se u gjithë mundu që njerëyit kanë dhënë gjatë një viti dhe të gjitha mjetet e shpenzuara për të prodhuar sasi të madhe të vaksinave, nuk kanë shkuar dëm”, thotë Sara Gilbert.
Atë ditë që u publikuan rezultatet, Grin u kthye në shtëpi dhe në pragun e derës së hymjes gjeti shishen e një shampanje angleze, të cilën ia kishte lënë një koleg.
Por ende nuk ka arritur të mblidhet me mjaftueshëm njerëz që ta hapin atë.
“ Më duhet të familjarizohem me ndjesinë se ia ka vlejt secila sakrificë dhe se kemi bërë diçka të madhe.
Ia ka vlejtur, sepse kemi punuar shumë dhe mendoj se të gjithë në fund jemi përlotur ngapak”, thotë Grin.
Pangalos shpreson se tash vaksina do t`ia mundësojë të takojë nënën në Greqi – nuk janë takuar që nga Krishtlindja e kaluar.
As anëtarët tjerë të ekipit nuk janë takuar aq shpesh me familjet e tyre, madje edhe kur kanë jetuar nën të njejtin kulm.
“Djali im, para disa ditësh, më tha diçka që më bëri shumë përshtypje”, thotë Lemb.
“I kërkova falje që po kthehesha sërish vonë nga puna, ai më tha” `Në rregull është mami, ti këtë e bën për të gjithë ne. Ti nuk duhet të kujdesesh vetëm për mua.` Kjo më bëri të qaj.”
Ky vit ka qenë një udhëtim plot emocione për të gjithë ata që kanë punuar për vaksinën.
Por në fund, fitoi shkenca e akullt, e cila e bën ndryshimin.
“Mendoj se për këtë pandemi, shkenca është strategjia e vetme dalëse, e vaksina ndodhet në epiqendër të kësaj ndërmarrje shkencore”, thotë Farar.
“Ishte fascinuese, gjatë tërë jetës sime, asnjëherë nuk është arritur kaq shumë përparim shkencor gjatë një viti.”