Bombë në një hotel në Pakistan, të paktën katër të vdekur

Një shpërthim me bombë në një hotel luksoz në qytetin pakistanez të Quettas ka vrarë të paktën katër persona dhe ka plagosur 12 të tjerë.

Ambasadori kinez në Pakistan dyshohet të ketë qenë cak i sulmit në parkingun e makinave të Hotel Serena, thonë korrespondentët, raporton BBC.

Ai kuptohet të jetë në Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan afër kufirit afgan, por në atë kohë nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Marketing

Talibanët pakistanezë kanë pretenduar të kenë kryer sulmin, pa dhënë detaje.

Në muajt e fundit grupi dhe organizatat e tjera militante, kanë shtuar sulmet në zonat fisnore pranë kufirit me Afganistanin.