Nuk shkoi në punë për 15 vjet, por fitoi mbi 538 mijë euro

Një person në Itali akuzohet se ka marrë për 15 vjet rrogë në një spital pas shkuar asnjë ditë në punë. Burri kishte shkuar për herë të fundit në punë në spitalin e CIaccios në Catanzaro në vitin 2005 dhe tani është vendosur nën hetim për mashtrim, zhvatje dhe abuzim me detyrën.

Marketing

Ai raportohet të ketë marrë rreth 538 mijë euro në total edhe pse nuk punoi asnjë ditë të vetme. Për këtë ngjarje autoritetet po hetojnë dhe 6 menaxherë të spitalit, për të zbuluar sesi iu kishte shpëtuar ky rast.

Punonjësi ishte me statusin e nëpunësit civil dhe iu caktua një punë në spital në 2005. Ishte në këtë moment ai ndaloi së shkuari në punë.

Policia gjithashtu e ka akuzuar atë për kërcënim ndaj menaxheres së tij për ta ndaluar atë të merrte një masë disiplinorë kundër tij. Më vonë menaxherja doli në pension dhe mungesa e tij e vazhdueshme nuk u vu re kurrë nga pasardhësi i saj ose burimet njerëzore.