12:16 | 22 Prill 2021
12:16 | 22 Prill 2021
Presidenti i Olympique Lyonnais, Jean-Michel Aulas është i zhgënjyer nga presidenti i Juventusit Andrea Agnelli.
Pronari i Lyon foli për L’Equipe për polemikat e Superligës dhe sulmoi presidentin e Bianconerëve, i cili ishte njëri nga kryesorët në formimin e këtij projekti, transmeton lajmi.net.
“E diskutova me Presidentin e UEFA-s [Aleksander] Ceferin në Montreux,” i tha ai L’Equipe. “Unë i thashë atij që të dielën isha përpjekur të telefonoja Andrea Agnelli dhe se ai nuk më përgjigjej”, ka thënë presidenti i Lyonit.
Aulas ndjehet në një situatë të pakëndëshme, pasi kishin besim të plotë te Agnelli. “Ai kishte besimin tonë të plotë dhe unë vetë isha shumë afër tij”, ka shtuar ai.
Për fund shtoi edhe pjesën: “Kam ndjenja se jam mashtruar nga ai”./Lajmi.net/