Ambasadori amerikan, John Sullivan, u largua nga Rusia të hënën për në Washington për të mbajtur konsultime pas përshkallëzimit të fundit të tensioneve midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve të mediave, Sullivan u largua nga rezidenca e tij në Moskë drejt Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo, duke hipur në një aeroplan për në Londër, ku ai do të transferohet në një fluturim tjetër për në Washington.
Ministri rus i Punëve Jashtme, Sergej Lavrov, më 16 prill tha se rekomandohet që ambasadori amerikan të largohet nga vendi.
Moska dhe Washingtoni vendosën sanksione të reja reciproke, duke dëbuar të dyja palët nga 10 diplomatë dhe duke vendosur në listën e zezë më shumë zyrtarë.
Washingtoni shtrëngoi sanksionet ekonomike kundër Rusisë, ndërsa Moska ashpërsoi rregullat e punës për ambasadën amerikane dhe ndaloi aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane të financuara nga shteti në Rusi.