​Praga: Shqetësuese lëvizjet destabilizuese të Moskës

Aleatët shprehën solidaritetin e tyre të plotë me Republikën Çeke dhe shqetësimin e saj të thellë për veprimet destabilizuese që Rusia vazhdon të kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike dhe veçanërisht në territorin e Aleancës, thuhet në një shënim të NATO-s, pas një informacioni nga ministri çek i Punëve të Jashtme për aktivitetet e agjentëve rusë në vendin e tij.

Një samit i liderëve të vendeve të NATO-s do të zhvillohet më 14 qershor në selinë e aleancës në Bruksel, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një komunikatë.

“Veprimet agresive të Rusisë, kërcënimi terrorist, sulmet kibernetike, ndikimi i ndryshimit klimatik mbi sigurinë dhe fuqizimi i Kinës do të jenë në agjendën e këtij takimi”, sipas komunikatës.

Marketing

Samiti i fundit i NATO-s u zhvillua në dhjetor 2019. Ky do të jetë samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden./