Mianmar, të paktën 739 të vrarë në trazirat pas grusht shtetit

Një grup lokal i monitorimit të situatës në Mianmar ka bërë të ditur se deri më tani janë vrarë të paktën 739 persona pasi ushtria e Mianmarit vazhdon të përdorë metoda brutale për të shtypur protestat kundër grusht shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) në raportin e saj të fundit njoftoi se dje një person tjetër u vra në Myaung në rajonin Sagaing.

Marketing

AAPP po ashtu njoftoi se gjithsej 3.331 persona mbeten në paraburgim, 76 e të cilëve janë dënuar.

Urdhër arresti janë lëshuar për 1.059 persona të tjerë që kur ushtria e Mianmarit mori pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.

Sipas AAPP-së, midis atyre që i shmangen arrestimit janë 20 persona të cilët janë dënuar me vdekje dhe 14 të cilët përballem me tre vjet burg me punë të rëndë.

AAPP po ashtu mohoi akuzën e ushtrisë së Mianmarit se në raportet e saj fryn numrin e viktimave. Grupi tha se lista e tyre të vdekjeve janë “të verifikuara në mënyrë rigoroze dhe të besuara”.

Grupi tha se të dhënat në raportet e viktimave u besuan “njëzëri” dhe u cituan nga Kombet e Bashkuara (OKB), organizatat jofitimprurëse ndërkombëtare, qeveritë dhe mediat në mbarë botën.

“AAPP ka verifikuar me saktësi fatalitetet e njohura nga një juntë që pretendonte se ka vrarë vetëm 240 njerëz. Ata janë identifikuar trupa të pajetë, të qëlluar në kokë, të torturuar, të djegur të gjallë, të rrahur për vdekje, të lidhur dhe të zvarritur me motor, të kryer nga trupat e juntës me rroba policie, ushtrie apo civile”, thuhet në deklaratën e AAPP-së.

Më tej, në deklaratë thuhet se “akuzat e pabazuara” kanë për qëllim diskreditimin e AAPP-së dhe është një pjesë e përpjekjes së juntës për t’iu “shmangur përgjegjësisë”.

“Ne kemi përpiluar një listë gjithëpërfshirëse të vdekjeve. Në fakt, numri besohet se është më i lartë se lista e regjistruar, sepse ka shumë raste kur nuk kemi informacion”, tha U San Min, kreu i departmentit të dokumentacionit dhe hulumtimit të AAPP-së.

“Ne tashmë jemi duke konsoliduar të dhënat tona me video dhe prova fotografike në rast se ndodh ndonjë problem”, shtoi ai.



. .