Të mërkurën në mëngjes (dje) në Dibër është bastisur shtëpia e Gëzim Ostrenit nga ana e policisë së Maqedonisë së Veriut.
Forcat policore kanë hyrë në objektin ku jeton ish gjenerali i UÇK-së dhe kryetar i subjektit politik, Uniteti.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Ostrenit nuk është gjetur asgjë e palejueshme, apo të paktën ajo për të cilën kishin ardhur forcat policore.
Burime të mirinformuara në MPB, kanë thënë për gazetën Lajm se Gëzim Ostreni nuk ka qenë në shënjestër të aksionit policor.
“Bastisja nuk ka të bëjë me Gëzim Ostrenin, por me djalin e tij dhe me një person tjetër”, njoftuan burime nga MPB për gazetën Lajm, duke kërkuar të mbeten anonime.
Në disa mediume u paraqitën dyshime mos ndoshta bastisja është kryer me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Hagë dhe se Ostreni mund të jetë në mesin e të dyshuarve nga kjo Prokurori. Por në MPB-në maqedonase i hedhin poshtë këto informata.
“Bastisja është bë në bazë të informative operative. Meqë nuk ka të arrestuar gjatë bastisjes, nuk kemi dalur me ndonjë kumtesë për rastin. Sidoqoftë Gëzim Ostreni nuk ka qenë qëllimi i bastisjes”, theksojnë burimet tona në MPB.(Lajm)