Kryeministri Zoran Zaev ka ururar sot që qytetarët festat t’i presin në shtëpi, në atmosferë familjare me sa më pak persona të sëmurë, dhe sa më pakë jetë të humbura.
Ai ka shprehur kënaqësinë nga respektimi i masave për mbrojte nga Kovid-19 me porosi që edhe më tej qytetarët të vazhdojnë që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet.
“Para dy javëve e gjysmë kur sollëm vendimin që t’i mbyllim objektet gastronimike dhe ora policore të filloj nga ora 20:00 shifrat e personave të ri të infektuar ishin 1520, 1480. Tani, pas një jave janë ulur në 1200, 1100, tani janë 800, 750, 640, do të thotë se masat po japin efekt, gjithsesi jo të mjaftueshëm.Duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat”, tha Zaev