Udhëheqësi i lartë i GRU-së ruse i përfshirë drejtpërdrejt me shpërthimin e depove të armëve në Çeki

Më 25 shtator 2014, gjeneralmajori Denis Sergeev dhe nënkoloneli Egor Gordienko fluturuan nga Moska për në Gjenevë. Ata udhëtuan nën identitetin e rremë si, Sergey Fedotov dhe Georgy Gorshkov të lëshuar nga Shërbimi Ushtarak rus i Inteligjencës (GRU).

Bellingcat më vonë do ta identifikonte Sergeevin si “njeriun e tretë” në operacionin e helmimit të Sergei dhe Yulia Skripal në vitin 2018 dhe përfshirjen e tij në helmimin e prodhuesit bullgar të armëve, Emilian Gebrev.

Pasi arritën në Gjenevë, Sergeev dhe Gordienko morën me qira një veturë BMW 116i. Në kohën kur të dy e kthyen makinën te kompania, pesë ditë më vonë, ata kishin udhëtuar 545 kilometra. Një hulumtim i mëhershëm kishte zbuluar se gjatë udhëtimeve në Gjenevë, telefoni i Sergeevit kishte qenë në zonën e Chamonix, një pjesë turistike 60 kilometra larg qytetit.

Marketing

Mediat franceze raportuan më vonë që shërbimet e inteligjencës perëndimore kishin zbuluar se Njësia 29155 kishte vendosur një bazë të fshehtë logjistike në këtë pjesë. Nuk është e sigurt se cili ishte qëllimi i këtij udhëtimi, por gjatë këtyre ditëve Sergeev komunikoi në mënyrë aktive me shefin e tij, gjeneralkolonel Andrey Averyanov. Të dhënat e bisedave telefonike tregojnë se Sergeev gjithmonë mbante kontakte të ngushta me Averyanov (duke përdorur telefona ajror) gjatë të gjitha operacioneve të tij jashtë shtetit – përfshirë operacionin e helmimit të Skripalëve.

Përfshirja e gjeneralkolonelit Andrey Averyanov

Më 2 tetor 2014, komandanti i dy spiunëve – Andrey Averyanov – rezervoi biletën e aeroplanit për një udhëtim nga Moska për në Lisbonë. Averyanov po udhëtonte si turist nën identitetin e rremë Andrey Overyanov – ndryshe nga emri i tij i vërtetë. Nuk është e qartë nëse gjenerali i GRU-së kishte nevojë të takonte dikë në kryeqytetin Portugez apo thjesht kishte nevojë të hynte në hapësirën Shengen përmes vendit që kishte lëshuar vizën.

Ai kishte blerë një biletë për të udhëtuar më 7 tetor nga Lisbona për në Vjenë, por nuk e përdori atë. Në vend të kësaj, po atë ditë, Averyanov mori një fluturim për në Gjenevë ku Sergeev dhe Fedotov po e prisnin. Ai u kthye në Moskë dy ditë më vonë me një fluturim përmes Varshavës.

Të nesërmen, Averyanov dhe katër anëtarë të tjerë të Njësisë 21955 raportuan se janë duke punuar nga selia e GRU-së në Moskë.