Ndryshime të mëdha po vinë në iOS 15 për iPhone dhe iPad

Nuk ka fare dyshim se Apple do të zbulojë versionet e ardhshme të iOS dhe iPadOS në WWDC, por tani kanë filluar të shfaqen detajet e para.

Sipas Bloomberg, iOS 15 dhe iPadOS 15 do të kenë disa ndryshime të dukshme në ndërfaqe, sidomos në hapësirën e njoftimeve. Përdoruesit raportohet se do të mund të kontrollojnë sesi njoftimet sillen bazuar në ndryshimin e statusit të përdoruesit nëse është duke drejtuar makinën, fjetur apo punuar.

Versioni gjithashtu do të sjellë ndryshime në ekranin e kyçjes por edhe ekranin Home të iPadOS. Edhe pse ndryshimet këtu nuk janë të qarta, iPadOS 15 mund të sjellë të njëjtin stil të widgets si në iPhone në iOS 14.

Marketing

iMessage gjithashtu mund të shndërrohet në më shumë si një rrjet social ndërsa Bloomberg nuk përjashton një hapësirë të dedikuar që tregon aplikacionet që grumbullojnë të dhëna.

Apple historikisht lançon versionet e reja të iOS në Shtator dhe këtë vit nuk presim të jetë ndryshe me versionin 15. Por deri atëherë kompania mund të dërgojë më shumë përditësime të tjera.

Si vitin e kaluar në fokus është përditësimi i elementëve vizualë më të përdorur. /PCWorld Albanian