Neville dhe Lineker reagojnë pas deklaratës së Barcelonës për Superligën

20:33 | 22 Prill 2021

Marketing

Gary Neville dhe Gary Lineker kanë kritikuar deklaratën e Barcelonës.

Barcelona më herët kishte deklaruar se e mbështet idenë e një ndryshimi në futboll, duke mbrojtur krijimin e Superligës Evropiane, shkruan lajmi.net.

Klubi spanjoll deklaroi se në të ardhmen duhet një analizë më thellë për të zgjidhur këtë problem.

Por, pas deklaratës, analistët, Neville dhe Lineker kanë reaguar.

Lineker ishte pjesë e Barcelonës dhe nuk i kishte pëlqyer deklarata e ish-klubit të tij.

“Klubet e mëdha sillen si gangsterë”, shkroi Neville në Twitterin e tij.

“Deklaratë tejet shqetësuese”, shkroi Lineker në Twitter./Lajmi.net/