IOM: 172 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjes së 3 anijeve në Mesdhe

Të paktën 172 persona e kanë humbur jetën në tre përmbytje të ndryshme anijesh në Detin Mesdhe, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë tre ditëve të fundit, ne kemi marrë raporte se ka të paktën tre anije ishin fundosur në Mesdheun Qendror”, theksoi zëdhënësja e IOM-it, Safa Msehli në një konferencë për media të OKB-së.

Në njërën nga anijet në bord ndodheshin 130 persona, në të dytën dy ndërsa në anijen e tretë 40 persona për të cilët besohet se ishin zhdukur.

Marketing

“Kjo në të vërtetë sjell që numri i të vdekurve vetëm në Mesdheun Qendror të jetë 500 persona, që është pothuajse tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Msehli.​​​​​​​



. .