Raporti i Komisionit Europian “Përmbledhje e personelit të Komisionit mbi Programin e reformave ekonomike për vitin 2021 – 2023 për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Sërbinë dhe Turqinë” e radhit Republikën e Maqedonisë së Veriut përsëri në krye të listës të zbatimit dhe implementimit të politikave të rekomanduara nga Komisioni Europian.
Puna e Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës dhe e Ministrit Jeton Shaqiri me digjitalizimin e shërbimeve është një nga faktorët që Republika e Maqedonisë së Veriut për të katërtin vit radhazi i prin listës të zbatimit dhe implementimit të politikave të rekomanduara nga Komisioni Europian.